Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial etj. për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti. Sistemi konsolidon ndërtimin dhe organizimit të të dhënave në proçeset bazë të biznesit duke perfshirë inventaret, shitje, blerje, prodhim, raportime etj. Financa5 Enterprise ofron konfigurime dhe automatizime të shumta, të shpejta, të thjeshta, si dhe kontroll të plotë në nivel përdorimi dhe drejtimi.

Sistemi ERP i pare ne Shqiperi

Financa5 Enterprise është një sistem ERP informatik për të administruar të dhënat financiare, kontabël, dhe menaxheriale për ndërmarrjet, kompanitë private ose entet shtetërore Shqiptare apo të huaja.
Sistemi informatik jep zgjidhje të plota për një gamë të gjërë biznesesh me natyrë të ndryshme aktiviteti. Financa5 është i pasuruar me funksione automatike, konfigurime të detajuara si dhe forma kontrolli e raportimi në të gjithë aktivitetin e biznesit. Sistemi mundëson operacione pune nga operator i zakonshem deri tek nivele të larta menaxhimi dhe drejtimi.
Nëpërmjet Financa5 Enterprise bizneset përfitojnë:
Përmirësim të veprimeve financiare dhe zvogëlim të riskut financiar.
Organizim të strukturës menaxheriale dhe reduktim të kostove të tepërta.
Automatizim të aktivitetit të biznesit dhe shtim të fitimprrurjes.
Plotësim i dokumentave të kërkuara nga legjislacioni aktual dhe përditësim i vazhdueshem i tyre.
Nëpërmjet Sistemit bizneset përfitojnë:
Organizim të biznesit nëpërmjet shkallezimit të roleve në kompani nga operator i zakonshëm deri tek nivele të larta drejtimi.
Raportim dhe statistika në çdo aspekt të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial, inventar, shitës, blerës, burimeve njerëzore etj.
Shfrytëzim të aseteve dhe burimeve të ndërmarrjes në mënyrë efikase dhe të shpejtë.
Vendimmarrje e informuar në bazë të gjëndjes në kohë reale të biznesit tuaj.

Një platformë për çdo zgjidhje financiare

Financa5 Enterprise evoluon ne menyre te vazhdueshme sipas ndryshimeve të
legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK dhe SNK.

Fiskalizim në kohë reale


Financa5 ofron fiskalizim të menjëhershëm, raportim dhe kontroll
mbi të gjitha dokumentat dhe veprimet fiskale. Sistemi është mjaft i pasur me funksione dhe konfigurime që ndihmojnë në zgjidhje të plota pa pasur nevojë për ndihmën e platformave të tjera.
Fatura Shitje
Fatura Blerje (Autofatura)
Fatura Shoqërimi
Fatura Korrigjuese
Deklarim i gjëndjes dhe veprimeve Cash per çdo paisje fiskale
Ndërtim i dokumentave me elementë fiskale për tipe të dokumentave, mënyra pagese, klasa tvsh, periudhë aplikimi Tvsh etj.
Saktësim i llojit të dokumentit si Autongarkesë, Borxh i keq, Marrëveshje mes palëve etj.
Deklarimi në sistem i të gjitha referencave fiskale si njësitë e biznesit, paisjet fiskale, operatorëve fiskale etj.
Ditare për fiskalizimet e dokumentave (Kontroll mbi të gjithë dokumentave të fiskalizuara nëpërmjet programit)
Printime modele të personalizuara faturimi paisur me kodin QR

Modulet të Financa5 Enterprise ofrojnë kontroll
të plotë mbi funksionet kryesore të çdo biznesi

Libri Madh

  • Kontabilizimin e veprimeve standarde sistemuese duke përfshire amortizim, paga, tatim fitimi, etj.

  • Rivlerësimin e valutës

  • Raporte Analitike dhe Sintetike

  • Pasqyrat financiare të raportimit fiskal, etj.

Arka & Banka

  • Lehtësi në kontabilizimin e veprimeve të Arkës dhe Bankës duke respektuar në themel ligjet në fuqi të kontabilitetit

  • Kontabilizimin e veprimeve standarde sistemuese duke përfshirë amortizim, paga, tatim fitimi, etj.

  • Rivlerësimin e valutës

  • Raporte Analitike dhe Sintetike

  • Pasqyrat financiare të raportimit fiskal, etj.

Shitje & Blerje

  • Financa5 Enterprise mundëson kontabilizimin e faturave të shitjes me artikuj, me shërbime si të ardhura (përmes opsionit shërbime të personalizuara), kthimet e mallit, eksportet, faturat e kombinuara, artikuj dhe të ardhura, etj.

  • Subjektet përmes kartës së klientit mund të përcaktojnë termat e likuidimit të faturave, skontot e klientëve,afatet e likuidimit si dhe termat e kontratës me klientët.

  • Libri i Shitjes reflekton në kohë reale veprimet e kontabilizuara tek faturat e shitjes.

Inventar

  • Lëvizjet nga njëra magazinë tek tjetra

  • Menaxhim të dokumentave të brëndshme nëpërmjet Flete-Hyrjet dhe Flete-Daljet të magazinës

  • Transferim të artikujve nga një fazë prodhimi tek faza pasuese

  • Kontroll mbi rezultatet e veprimeve të brëndshme nëpërmjet raporteve të Inventarit duke përfshirë Kartelë Magazine, Gjëndje Inventari, Verifikues, Ditë Vonese, Stoku, etj.

  • Pasuri në funksione që një biznesit i nevojiten gjënden në vecoritë e modulit Inventar ku disa nga to janë Dokumenta, Inventar, Listë, etj.

Pse Financa5 Enterprise

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

Financa5 Enterpriseofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Distribucion

Menaxhim të veprimeve të para-shitjes, shitjes, logjistikës dhe shpërndarjes në terren duke ofruar zgjidhje të plota dhe multi-funksionale.

POS

Program financiar plotësisht i kompletuar dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Payroll

Menaxhim i detajuar i pagesave (Borderose) dhe të dhënave për Burimet Njerëzore, kontroll i plotë i aktivitetit bazuar në legjislacionin në fuqi.

WebPOS

Zgjidhje në web dhe mobile për të realizuar shitjen online të produkteve dhe shërbimeve. Ndërtuar posaçërisht për bizneset që kryejnë aktivitet shitje me pakicë.