Point of Sale F5

Menaxhim i plotë i proçeseve të shitjes, inventarit, logjistikës etj. për Pikë Shitje, Retail, Bar-Restorant apo çdo njësi tregtare. Dizenjuar për bizneset me aktivitet shitjen me pakicë ose shumicë.
Kontroll i plotë i shitjeve, ofertave, çmimeve. Fiskalizim i kontrolluar dhe në kohë reale të çdo dokumenti. Mundësi likuidimi në të gjitha format ligjore të pagesave.
Ndërtim dinamik të ofertave, produkteve, bonuseve, promocioneve dhe rimbursimeve në periudha kohore të planifikuara.
Konfigurim dinamik të ekraneve të shitjes, të të drejtave të përdoruesve në program si dhe arshivim automatik të të dhënave.
Azhornim në kohë reale të inventarit, produkteve, furnizimeve, porosive të klientit etj.

Zgjidhje për çdo Njësi Tregtare

Menaxhim të shitjeve dhe të personelit për

Dyqane, Markete, Bar & Restorant dhe çdo njësi tjetër tregtare.

POS F5 realizon shitje për çdo lloj aktiviteti shitës të madh, të vogël, me shumicë, me pakicë.
Siguri maksimale për vazhdimësinë e shitjes edhe kur ndodh shkëputje rrjeti, transaksionet kryhen dhe sinkronizohen me rilidhjen e tij.
POS F5 ju ofron mundësinë të krijoni preventivë realë, t’i ruani dhe t’i faturoni në kohën e zgjedhur nga klienti.
Administrimin e informacionit të garancisë së produktit për klientit.
Mundësi faturmi në klientë të identifikuar si dhe klientë kesh të zakonshëm. Realizon difencimin sipas grupeve të çmimeve të klienteve të identifikuar.
Rrjedhë e qartë dhe praktike e punës së përditshme nga nisja deri në mbylljen e proçesit të shitjes.

  • Realizim shitjeje
  • Sinkronizim shitje
  • Proformë Ofertë Klienti
  • Administrim Garanci Produkti
  • Gjenerim Fature dhe Kuponi Tatimor
  • Lehtësi në përdorim
POS F5 krijon dhe manaxhon strategjitë e kartës së klientit duke lejuar klientin të marrë pjesë në programet tuaja të ofertave dhe bonuseve mbi vlerën. Trakim dhe balancë të kartës në kohë reale.
Zgjidhje për nevoja të lidhura me çmime të integruara, çmime të shumëfishta programi i lehtëson punën përdoruesit duke lejuar në mënyrë fleksibël krijimin e listave komplekse kategori/çmim.
POS F5 ju ndihmon të rritni shitjet duke njohur më mirë klientët tuaj dhe lidhjen me ta. Regjistrim të informacionit të klientit për çdo shitje dhe mundësi për të realizuar fushatat tuaja të marketingut.

  • Lista Çmime dhe Oferta
  • Oferta Mix dhe Bundle
  • Menaxhim i marketingut dhe shitjes me Kartë Klienti
  • Shënime automatike
  • Menaxhimi i zyrave alternative
Analizim të të dhënave nga shitjet për të ndërmarrë vendime të ponderuara. Mund të nxirrni informacion mbi shitjet totale, krahasime ditore, artikujt që gjenerojnë më shumë fitim, produktet më preferuara dhe më shumë.
Kërkim praktik në të gjitha fushat kryesore të produktit. Mundësi afishimi në bazë barkodi, gjendje magazine, datë skadence, etj.
Mundëson të mblidhni të dhëna për kohë specifike, trende blerjeje dhe cilët janë klientët tuaj kryesorë.

  • Kërkim global
  • Gjenerim Raportesh
  • Gjenerim raportesh specifike

Trajnim & Asistencë

ISD ju vjen në ndihmë duke ofruar shërbime për instalimin, konfigurimin, trajnimin në vend dhe suport në vazhdimësi online apo onsite sipas nevojës.

Shtoni kapacitetin e moduleve tuaja

POSofron mundësi të integrimit me programet e mëposhtme:

Financa5 Enterprise

Sistem ERP i dedikuar për ndjekjen në kohë reale të aktivitetit financiar, kontabël, menaxherial etj. për kompani me natyrë të ndryshme aktiviteti.